Buxheti i bashkisë është i qytetarëve
Buxheti publik nuk është thjesht një listë shpenzimesh, është mënyra se si përmirësojmë jetën e përditshme në komunitetin tonë.
Çdo lek i investuar duhet të reflektojë nevojat reale të qytetarëve.
Kur qytetarët japin mendimin e tyre, propozojnë ide dhe marrin pjesë në vendime, projektet bëhen më të drejta, më të dobishme dhe më të qëndrueshme.
Së bashku mund të vendosim për prioritetet dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin dhe njësitë tona administrative.
Sot ishim në NJA Shalës dhe në NJA Mollas, ndërsa nesër në orën 16.00 do të jemi në katin e dytë të kinemasë për NJA Cërrik.



