TETORI ROZË – SË BASHKU PËR NDËRGJEGJËSIMIN DHE JETËN! 💗🎀
🌸 Gjatë muajit Tetor Rozë, në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit, në Qendrën Multifunksionale të Bashkisë Cërrik u zhvillua një aktivitet informues, në bashkëpunim me mjekë dhe infermierë të Qendrës Sociale dhe Shëndetësore të Bashkisë Cërrik. 🩺🩷
🎗️ Aktiviteti kishte në fokus informimin dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit për shëndetin e grave dhe vajzave. 🩺🌷 Kontrolli në kohë mund të shpëtojë jetë!
💞 Një moment i veçantë i takimit ishte ndarja e eksperiencave personale nga gra që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit. Historitë e tyre frymëzuese përcollën mesazhe shprese, force dhe kuraje, duke na kujtuar se mbështetja, informimi dhe solidariteti janë thelbësorë në këtë rrugëtim. 🌸🤗
🎀💖 Të kujdesemi për veten, të kontrollohemi në kohë dhe të qëndrojmë pranë njëra-tjetrës! 💗