Në datat 22 dhe 23 nëntor anëtarë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Cërrik u trajnuan për adresimin e sigurisë në komunitet përmes një modeli ndër-instituional dhe parime të vlerësimit të performancës. Qëllimi i trajnimit ishte mbledhja e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Publike, që përfaqësojnë institucione lokale shtetërore dhe jo-shtetërore për të identifikuar sfida dhe mundësi në funksionimin e Këshillit të Sigurisë Publike në këtë bashki. Rezultati i këtyre dy ditëve ishte hartimi i një plani veprimi nga ana e anëtarëve të Këshillit, me mbështetjen e moderatorëve të trajnimit, për aktivitete dhe çështje që duhet të adresohen vitin e ardhshëm. Ky trajnim është pjesë e një iniciative më të gjerë nga Departamenti I Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Fondacionit për Autonomi Vendore dhe Qeverisje për të punuar me anëtarët të këshillave të sigurisë , këshillat e të cilëve janë themeluar me mbështetjen e Prezencës, e cila do të vijojë të ofrojë ekspertizë dhe të punojë së bashku me institucionet vendore për të gjetur zgjidhje të përbashkëta ndaj sfidave të identifikuara.

AlbaniaUSA