1 Tetor – Dita Botërore e të Moshuarve 👵👴❤️
Sot, në ambientet e Qendrës Multifunksionale të Bashkisë Cërrik, organizuam një aktivitet të veçantë me moshën e tretë, me qëllim promovimin e rolit dhe kontributit të të moshuarve në familje dhe në komunitet. 🤝🌸
📸 Përmes fotografive, bisedave dhe kujtimeve, të moshuarit u inkurajuan të ndajnë me ne histori, përvoja dhe momente të çmuara nga jeta e tyre. Çdo kujtim është një histori, çdo rrudhë një përvojë dhe çdo fjalë një mësim për brezat që vijnë. ❤️📖
🤗 Ky aktivitet ishte një mundësi për të socializuar, për të buzëqeshur dhe mbi të gjitha, për t’u ndjerë të vlerësuar, të dëgjuar dhe të përfshirë.
🌟 Të moshuarit nuk duhen kujtuar vetëm më 1 Tetor. Ata meritojnë vëmendjen, respektin, dashurinë dhe mirënjohjen tonë çdo ditë. ❤️
👵👴 Le të vazhdojmë t’i kemi gjithmonë në vëmendje, sepse ata janë kujtesa, urtësia dhe një pjesë e çmuar e familjeve dhe komunitetit tonë. 🌳❤️