Shtëpanjë
Zhvilluam me sukses aktivitetin “Udhëheqja në Veprim – Ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët” me të rinjtë me energji e plot ide të Shtepanjës!
​Ky aktivitet kishte në qendër zhvillimin e aftësive lidershipit, nxitjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e të rinjve për të qenë aktorë aktivë në komunitetin e tyre.
​Gjatë takimit:
🔹 Lojëra ndërvepruese & teambuilding: Zhvilluam ushtrimin e “rrjetit të bashkëpunimit” me fill, për të kuptuar se si çdo ide dhe çdo anëtar është i rëndësishëm në një ekip.
🔹 Punë në grupe & Prezantime: Të rinjtë punuan në grupe, hodhën idetë e tyre në postera dhe i prezantuan ato me mjaft vetëbesim.
🔹 Krijimi i Grupit të Rinjve të Shtepanjës: Hodhëm bazat për një grup të vazhdueshëm që do të ndërmarrë nisma e projekte të reja në zonë.