Takim për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Cërrik
👉Sot zhvilluam një takim të hapur me qytetarët e Cerrikut për të diskutuar së bashku prioritetet e buxhetit për vitin e ardhshëm. 🤝📊
Një nga temat kryesore ishte infrastruktura rrugore 🛣️. Në takim u diskutua mbi nevojën për të ndërhyrë në të gjitha rrugët e qytetit që ende kërkojnë përmirësim, me synimin që të arrihet asfaltimi i plotë i tyre në kuadër të planifikimit afatshkurtër dhe afatmesëm. 🚧✔️
Cërriku brënda vitit 2026 do i japë fund problematikës së asfaltimit të rrugëve të brëndshme me tre blloqet e fundit.
📌Transparenca dhe bashkëpunimi mbeten thelbësore për të ndërtuar një plan që reflekton vërtet nevojat e komunitetit. 🙌
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin!