Një shembull frymëzimi në Bibliotekën e Bashkisë Cerrik!

Një shembull frymëzimi në Bibliotekën e Bashkisë Cerrik!
Kënaqësi të mirëprisnim Loris Qosen, i cili tashmë vijon rrugëtimin e tij në gjimnaz, duke na frymëzuar me përkushtimin dhe dëshirën për dije.
Gjatë vizitës, Lorisi përzgjodhi disa libra që do ta shoqërojnë në rrugëtimin e tij shkollor.
📖 Biblioteka jonë është gjithmonë e hapur për të rinjtë, për dijen dhe për çdo nismë që nxit leximin, zhvillimin dhe suksesin. Ne jemi këtu për t’i mbështetur dhe inkurajuar të rinjtë në çdo hap të rrugëtimit të tyre.
✨ I urojmë Lorisit shumë suksese dhe presim me krenari arritjet e tij të radhës!
“Çdo libër mbjell një ide, çdo ide hap një horizont.”

TETORI ROZË – SË BASHKU PËR NDËRGJEGJËSIMIN DHE JETËN!

TETORI ROZË – SË BASHKU PËR NDËRGJEGJËSIMIN DHE JETËN! 💗🎀
🌸 Gjatë muajit Tetor Rozë, në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit, në Qendrën Multifunksionale të Bashkisë Cërrik u zhvillua një aktivitet informues, në bashkëpunim me mjekë dhe infermierë të Qendrës Sociale dhe Shëndetësore të Bashkisë Cërrik. 🩺🩷
🎗️ Aktiviteti kishte në fokus informimin dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit për shëndetin e grave dhe vajzave. 🩺🌷 Kontrolli në kohë mund të shpëtojë jetë!
💞 Një moment i veçantë i takimit ishte ndarja e eksperiencave personale nga gra që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit. Historitë e tyre frymëzuese përcollën mesazhe shprese, force dhe kuraje, duke na kujtuar se mbështetja, informimi dhe solidariteti janë thelbësorë në këtë rrugëtim. 🌸🤗
🎀💖 Të kujdesemi për veten, të kontrollohemi në kohë dhe të qëndrojmë pranë njëra-tjetrës! 💗

Shtërmeni shkëlqen sërish në Europë! Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes Junior & U23, sportistët e ekipit të Shtermenit, nën drejtimin e Leonard Toskës, trajnerit që me durimin e mjeshtrit dhe intuitën e një zbuluesi talentesh formon kampionë, arritën sërish rezultate të shkëlqyera:

Shtërmeni shkëlqen sërish në Europë!
Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes Junior & U23, sportistët e ekipit të Shtermenit, nën drejtimin e Leonard Toskës, trajnerit që me durimin e mjeshtrit dhe intuitën e një zbuluesi talentesh formon kampionë, arritën sërish rezultate të shkëlqyera:
🥇 Ertjan Kofsha — KAMPION EUROPE NË SHKËPUTJE!
🥈 Ertjan Kofsha — medalje argjendi në dygarësh!
🥉 Samuel Rrasa — medalje e bronztë në stilin e shtytjes!
Pas këtyre medaljeve qëndrojnë vite pune, disiplinë dhe përkushtim i përbashkët i sportistëve dhe trajnerit të tyre.
Urime Ertjanit, Samuelit dhe trajnerit Leonard Toska! Krenari për Shtermenin dhe peshëngritjen shqiptare! 🇦🇱

1 Tetor – Dita Botërore e të Moshuarve

1 Tetor – Dita Botërore e të Moshuarve 👵👴❤️
Sot, në ambientet e Qendrës Multifunksionale të Bashkisë Cërrik, organizuam një aktivitet të veçantë me moshën e tretë, me qëllim promovimin e rolit dhe kontributit të të moshuarve në familje dhe në komunitet. 🤝🌸
📸 Përmes fotografive, bisedave dhe kujtimeve, të moshuarit u inkurajuan të ndajnë me ne histori, përvoja dhe momente të çmuara nga jeta e tyre. Çdo kujtim është një histori, çdo rrudhë një përvojë dhe çdo fjalë një mësim për brezat që vijnë. ❤️📖
🤗 Ky aktivitet ishte një mundësi për të socializuar, për të buzëqeshur dhe mbi të gjitha, për t’u ndjerë të vlerësuar, të dëgjuar dhe të përfshirë.
🌟 Të moshuarit nuk duhen kujtuar vetëm më 1 Tetor. Ata meritojnë vëmendjen, respektin, dashurinë dhe mirënjohjen tonë çdo ditë. ❤️
👵👴 Le të vazhdojmë t’i kemi gjithmonë në vëmendje, sepse ata janë kujtesa, urtësia dhe një pjesë e çmuar e familjeve dhe komunitetit tonë. 🌳❤️