Bashkë me kolegët kryebashkiak të Beratit, Durrësit, Kolonjës dhe Përmetit patëm mundësinë që sot të realizojmë një takim mjaft konstruktiv organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore mbështetur nga Bashki të forta, mbi ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor. Akademia do të jetë një instrument i rëndësishëm dhe produktiv i cili do t’i shërbejë bashkive për rritjen e kapaciteteve dhe asistencën teknike në funksion të mirëqeverjes lokale.


Bashkë me Damianin u ndalëm për të inspektuar edhe punimet që kanë nisur për sistemimin dhe asfaltimin unazës së qytetit. Zonë e harruar në kaq shumë vite por tepër e rëndësishme sepse ka dalje në rrugën nacionale Cërrik-Elbasan dhe anasjelltas, por edhe të mundëson shkuarjen në tregun e fruta-perimeve të qytetit
