15 vite “Qendra Ditore Balonat”

15 vite “Qendra Ditore Balonat” 🪁
15 vite rrugëtim plot sfida e dinamika për të lënë sot, një gjurmë në historinë e shërbimeve sociale për fëmijët 👧🧒 dhe të rinjtë🧍‍♀️🧍‍♂️të bashkisë Cërrik.
Faleminderit Caritas Albania – Shqiptar për këtë mundësi që i ka dhënë komunitetit të Cërrikut në këto vite por edhe për mbështetjen që do të vazhdojë tashmë me një bashkëpunim të ri për moshën e tretë, të cilët po aq sa fëmijët meritojnë të gjithë vëmendjen tonë.
Faleminderit motër Camilla dhe stafit të qendrës “Balona” 🪁 për të gjithë seriozitetin dhe përkushtimin që keni treguar nga dita e parë e deri sot.

“Dhuro Gjak Shpëto Jetë” Punonjësit e Bashkisë Cërrik i janë bashkuar nismës për të dhuruar gjak.

“Dhuro Gjak 🩸Shpëto Jetë”
Punonjësit e Bashkisë Cërrik i janë bashkuar nismës për të dhuruar gjak🩸.
Nevojat për gjak🩸 mbeten përherë të mëdha dhe dhurimi vullnetar përbën një nga iniciativat humanitare më të rëndësishme për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Më shumë se 20 punonjës të Bashkisë Cërrik dhuruan gjak për të personat që vuajnë nga sëmundja e talasemisë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ky insititucion i bashkohet nismave humanitare.
Dhuro Gjak🩸Shpëto Jetë!

“SI TË PËRFITOJMË NDIHMË JURIDIKE FALAS”

Kjo video ka për qëllim të informojë qytetarët për mundësitë që ata kanë për të përfituar nga ndihma juridike falas, në përputhje me Ligjin Nr. 111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, dhe është një hap i rëndësishëm në sigurimin e aksesit të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.  
 
  Çfarë është ndihma juridike falas? 
  Si ta përfitojmë atë? 
  Ndiqëni videon e mëposhtme:

#Fëmijët Të Parët

I lumtur për rrugëtimin që kemi nisur me ekipin e sektorit social dhe qendrës multifunksionale komunitare për të rinjt dhe fëmijët👧🧒, duke formësuar shërbimet e para sociale publike në Bashkinë Cërrik.
Mirënjohës UNICEF Albania që përzgjodhi Bashkinë Cërrik, duke na dhënë mundësinë të jemi pjesë e programit të Bashkimit Europian 🇪🇺 #BepërKujdesinSocial dhe të vazhdojmë punën e ngritur nga “Fondi Social” duke i zgjeruar shërbimet sociale gjithmonë sipas parimit “Në interesin më të lartë të fëmijëve” 👧🧒
Faleminderit organizatave partnere Help in Albania dhe Qendra për Edukim & Sport “Skills” që me ekspertizën në fushën e projekteve, na u bashkuan në aplikim.