“Biblioteka në qytetin tim”

“Biblioteka në qytetin tim” 📚😊
Çdo i ri që kam takuar këto vite në shumë angazhime të tyre në gjimnazet tona, Këshillin Vendor Rinor, Qendrën Multifunksionale Komunitare Rinore🧍‍♀️🧍‍♂️ përgjatë këtyre viteve ka qenë një kërkesë unanime, ndërtimi i një biblioteke 📚 e cila do tu shërbente jo vetëm atyre por të gjithë atyre që duan librin.
Më vjen mirë që sot me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijëve dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, do të kemi një bibliotekë në zemër të qytetit të Cërrikut në ish-kinoklubin “Ptoleme Xhuvani”😊

15 vite “Qendra Ditore Balonat”

15 vite “Qendra Ditore Balonat” 🪁
15 vite rrugëtim plot sfida e dinamika për të lënë sot, një gjurmë në historinë e shërbimeve sociale për fëmijët 👧🧒 dhe të rinjtë🧍‍♀️🧍‍♂️të bashkisë Cërrik.
Faleminderit Caritas Albania – Shqiptar për këtë mundësi që i ka dhënë komunitetit të Cërrikut në këto vite por edhe për mbështetjen që do të vazhdojë tashmë me një bashkëpunim të ri për moshën e tretë, të cilët po aq sa fëmijët meritojnë të gjithë vëmendjen tonë.
Faleminderit motër Camilla dhe stafit të qendrës “Balona” 🪁 për të gjithë seriozitetin dhe përkushtimin që keni treguar nga dita e parë e deri sot.

“Dhuro Gjak Shpëto Jetë” Punonjësit e Bashkisë Cërrik i janë bashkuar nismës për të dhuruar gjak.

“Dhuro Gjak 🩸Shpëto Jetë”
Punonjësit e Bashkisë Cërrik i janë bashkuar nismës për të dhuruar gjak🩸.
Nevojat për gjak🩸 mbeten përherë të mëdha dhe dhurimi vullnetar përbën një nga iniciativat humanitare më të rëndësishme për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Më shumë se 20 punonjës të Bashkisë Cërrik dhuruan gjak për të personat që vuajnë nga sëmundja e talasemisë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ky insititucion i bashkohet nismave humanitare.
Dhuro Gjak🩸Shpëto Jetë!