“Rinia në Veprim”, organizuar nga Këshilli Kombëtar Rinor në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për të rinjtë dhe fëmijët dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë.

Me shumë kënaqësi pranova ftesën për të qenë një prej panelistëve në konferencën “Rinia në Veprim”, organizuar nga Këshilli Kombëtar Rinor në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për të rinjtë dhe fëmijët dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë.
Në fjalën time u kujdesa të theksoj rëndësinë që bashkia si institucioni më i afërt lokal, ka për të siguruar sa më shumë mundësi që ndihmojnë në zhvillimin e potencialit të të rinjve 👦dhe të rejave 👧brenda territorit të tyre e më gjerë.
Nuk është klishe “Rinia është e tamshja dhe e ardhmja e Shqipërisë 🇦🇱❤️

“Biblioteka në qytetin tim”

“Biblioteka në qytetin tim” 📚😊
Çdo i ri që kam takuar këto vite në shumë angazhime të tyre në gjimnazet tona, Këshillin Vendor Rinor, Qendrën Multifunksionale Komunitare Rinore🧍‍♀️🧍‍♂️ përgjatë këtyre viteve ka qenë një kërkesë unanime, ndërtimi i një biblioteke 📚 e cila do tu shërbente jo vetëm atyre por të gjithë atyre që duan librin.
Më vjen mirë që sot me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijëve dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, do të kemi një bibliotekë në zemër të qytetit të Cërrikut në ish-kinoklubin “Ptoleme Xhuvani”😊

15 vite “Qendra Ditore Balonat”

15 vite “Qendra Ditore Balonat” 🪁
15 vite rrugëtim plot sfida e dinamika për të lënë sot, një gjurmë në historinë e shërbimeve sociale për fëmijët 👧🧒 dhe të rinjtë🧍‍♀️🧍‍♂️të bashkisë Cërrik.
Faleminderit Caritas Albania – Shqiptar për këtë mundësi që i ka dhënë komunitetit të Cërrikut në këto vite por edhe për mbështetjen që do të vazhdojë tashmë me një bashkëpunim të ri për moshën e tretë, të cilët po aq sa fëmijët meritojnë të gjithë vëmendjen tonë.
Faleminderit motër Camilla dhe stafit të qendrës “Balona” 🪁 për të gjithë seriozitetin dhe përkushtimin që keni treguar nga dita e parë e deri sot.