Në lagjen e “Bojallinjve” ku ka nisur puna për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së kësaj lagje. Ndërhyrjet që po kryejmë i shërbejnë banorëve për ti lehtësuar aksesin e tyre në shërbime dhe kryerjen e punëve të përditëshme.
15 vite rrugëtim plot sfida e dinamika për të lënë sot, një gjurmë në historinë e shërbimeve sociale për fëmijët dhe të rinjtëtë bashkisë Cërrik.
Faleminderit Caritas Albania – Shqiptar për këtë mundësi që i ka dhënë komunitetit të Cërrikut në këto vite por edhe për mbështetjen që do të vazhdojë tashmë me një bashkëpunim të ri për moshën e tretë, të cilët po aq sa fëmijët meritojnë të gjithë vëmendjen tonë.
Faleminderit motër Camilla dhe stafit të qendrës “Balona” për të gjithë seriozitetin dhe përkushtimin që keni treguar nga dita e parë e deri sot.
Punonjësit e Bashkisë Cërrik i janë bashkuar nismës për të dhuruar gjak.
Nevojat për gjak mbeten përherë të mëdha dhe dhurimi vullnetar përbën një nga iniciativat humanitare më të rëndësishme për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Më shumë se 20 punonjës të Bashkisë Cërrik dhuruan gjak për të personat që vuajnë nga sëmundja e talasemisë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ky insititucion i bashkohet nismave humanitare.
Kjo video ka për qëllim të informojë qytetarët për mundësitë që ata kanë për të përfituar nga ndihma juridike falas, në përputhje me Ligjin Nr. 111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, dhe është një hap i rëndësishëm në sigurimin e aksesit të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.