Asfaltimi i lagjeve të brendshme të qytetit të Cërrikut dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë.

Të dashur banorë të Bashkisë Cërrik,
Me marrjen e detyrës në nëntor të vitit 2025, nisëm një fazë të re pune për Bashkinë Cërrik: fazën e projekteve të mëdha.
Gjatë fushatës zgjedhore morëm një angazhim të qartë përpara jush: asfaltimin e lagjeve të brendshme të qytetit të Cërrikut dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë.
Gjatë këtyre muajve kemi punuar intensivisht për hartimin e projekteve, sigurimin e financimeve dhe përgatitjen e procedurave të nevojshme. Sot mund të themi se kjo fazë po mbyllet dhe po kalojmë në fazën më të rëndësishme: zbatimin në terren.
🚧 Këtë verë nisim punën për asfaltimin e lagjeve të mbetura të paasfaltuara në qytetin e Cërrikut, si dhe për realizimin e investimeve të tjera të rëndësishme në infrastrukturën rrugore.
E dimë që pritja ka qenë e gjatë dhe se ka ende shumë punë për të bërë. Por ju siguroj se jemi të vendosur që angazhimet e marra të kthehen në punë konkrete dhe rezultate të prekshme për qytetarët.
Pak durim. Kantierët e ndërtimit po hapen dhe ndryshimi do të shihet hap pas hapi, rrugë pas rruge, lagje pas lagjeje.
📸 Ditë pas dite do t’ju informojmë për ecurinë e punimeve dhe për çdo kantier që do të hapet në Bashkinë Cërrik.
💪 Premtimet kthehen në punë.
🏗️ Vera e investimeve ka nisur.

Më shumë siguri për fëmijët tanë pranë shkollës “Aleks Buda”

🏫🚸 Më shumë siguri për fëmijët tanë pranë shkollës “Aleks Buda”
Siguria e fëmijëve nuk fillon vetëm brenda ambienteve të shkollës. Ajo fillon që në momentin kur ata nisen për në shkollë dhe kalojnë rrugën çdo mëngjes e çdo pasdite.
Për këtë arsye ndërhymë në rrugën pranë shkollës “Aleks Buda”, duke përmirësuar sinjalistikën rrugore dhe duke marrë masa konkrete për uljen e rrezikut në qarkullim.
✅ Rruga u shndërrua në rrugë me një kalim
✅ U vendos trup rruge në hyrje të segmentit
✅ U plotësua sinjalistika e nevojshme rrugore
✅ U krijuan kushte më të sigurta për nxënësit dhe këmbësorët
🚶‍♀️👨‍👩‍👧‍👦 Ndonjëherë ndërhyrjet më të rëndësishme nuk janë ato më të mëdhatë. Janë ato që parandalojnë një aksident, që rrisin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve dhe që i bëjnë prindërit të ndihen më të qetë.
🎯 Qëllimi ynë është i qartë: çdo shkollë të ketë përreth saj një mjedis sa më të sigurt për fëmijët.
💪 Puna vazhdon.
✅ 135/500 punë për të bërë

Me nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta, u zhvillua një aktivitet ku përmes lojës “Zbulo Personalitetin” patëm mundësinë të njiheshim më mirë me njëri-tjetrin.

Zbulo Personalitetin
Me nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta, u zhvillua një aktivitet ku përmes lojës “Zbulo Personalitetin” patëm mundësinë të njiheshim më mirë me njëri-tjetrin. 😊✨
🎭 Mes të qeshurave, diskutimeve dhe surprizave, secili ndau diçka nga vetja: pasionet, gjërat që i pëlqejnë, ato që nuk i pëlqejnë dhe disa nga ëndrrat që dëshiron të realizojë në të ardhmen. Ishte një moment i bukur reflektimi dhe afrimi mes nxënësve. 💬💡
🤝 Aktiviteti na tregoi se, edhe pse kalojmë shumë kohë bashkë, gjithmonë ka diçka të re për të zbuluar te njerëzit që kemi pranë. Mbi të gjitha, mësuam të dëgjojmë me vëmendje, të respektojmë mendimet e ndryshme dhe të krijojmë më shumë besim e mirëkuptim brenda grupit. ❤️
💭 Çdo person është më shumë sesa duket në shikim të parë. Mjafton t’i japësh mundësinë të tregojë historinë e vet. 🌟

Cërrikut pas më shumë se 36 vitesh i rikthehet biblioteka e qytetit!

📚✨ BIBLIOTEKA E QYTETIT TIM
Cërrikut pas më shumë se 36 vitesh i rikthehet biblioteka e qytetit!
Me financimin e AKR-së dhe Bashkisë Cërrik u realizua një punë e shkëlqyer që ky qytet e meritonte.
Falenderojmë për kontributin dhe praninë Ministrin Blendi Gonxhja, Ministrin Andis Salla, dhe Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo 🙏, gjithashtu deputetin Agron Gaxho dhe Prefektin e Qarkut Elbasan Ilir Bejtja.
Ky është një hap i rëndësishëm për dijen, kulturën dhe të ardhmen e të rinjve! 🤝💙
Kjo bibliotekë nuk është thjesht një hapësirë me libra, por një vend dijesh, frymëzimi dhe mundësish për fëmijët, të rinjtë dhe çdo qytetar. Përmes këndeve të leximit, teknologjisë dhe aktiviteteve rinore, synojmë të krijojmë një ambient më të hapur dhe më pranë nevojave të komunitetit. 📖💻☀️
Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në realizimin e kësaj nisme! Ju ftojmë ta bëjmë këtë bibliotekë një hapësirë të gjallë, plot ide, bashkëpunim dhe dashuri për leximin ❤️📚
Le të jetë kjo bibliotekë një derë e hapur drejt ideve të reja dhe ëndrrave të mëdha për bashkinë tonë! 🎉🏛️
120/500 punë për të bërë.
Ka ende shumë për të bërë por puna e sotme ishte vërtet një punë e madhe e bashkisë Cërrik.