Stacioni i pompave për fshatrat Shalës e Xibrakë në kuadër të projektit për rikonstroksionit total të këtij stacioni

📍CËRRIK
Ku i prezantova drejtuesit politik të qarkut Elbasan Damian Gjiknuri punimet që janë duke u kryer në “Stacionin e Pompave 97”, në kuadër të projektit për rikonstroksionit total të këtij stacioni.
E gjithë puna që po kryehet në këtë stacion është një investim që vjen si pjesë e projekteve inovatore dhe sa më efiçente dhe po realizohet me mbështetjen e Qeverisë Gjermane 🇩🇪 nëpërmjet GIZ Shqipëri 🇦🇱
Jo vetëm për natyrën inovatore por ky investim është i pari që kryehet në këtë stacion pas 70 vitesh nga ndërtimi i tij dhe synon:
✅Rritjen e efiçencës së energjisë elektrike⚡️
✅Garantimi i furnizimit me ujë 24/7 🚰për fshatrat Shalës e Xibrakë
✅Rikonstruksionin e godinës 🏭dhe përmirësimin e kushteve të punës
✅Rehabilitimin e ambjentit të jashtëm.

Mirëpritëm  në ambjentet e shkollës së mesme profesionale bujqësore “Mihal Shahini”, Ambasadorin Kinez

Mirëpritëm  në ambjentet e shkollës së mesme profesionale bujqësore “Mihal Shahini”, Ambasadorin Kinez dhe përfaqësues të lartë të Ambasadës Kineze në Shqipëri🇨🇳🇦🇱 .
Vizitia e sotme vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes Bashkisë Cërrik, Shkollës “Mihal Shahini” dhe Caams (qendra për trajnim ) ku si
rezultat i këtij bashkëpunimi u realizua me sukses, trajnimi online i 56 pjesëmarrësve nga biznesi, 🏭fermerë👨‍🌾, nxënës 👩‍🎓🧑‍🎓dhe mësues👨‍🏫👩‍🏫 të shkollës Profesionale “Mihal Shahini ” në fushën e menaxhimit të fermave Bujqësore e Blegtorale.
Bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, pasi sot vendosëm të gjejmë mënyra bashkëpunimi sidomos në fushën e Teknologjisë dhe dixhitalizimit në Bujqësi.

Takim i mbajtur në kuadër të projektit “Fireshield”

Me praninë e administratorëve të Njësive Administrative Mollas e Shalës, të kryepleqve të fshatrave Selitë e Topojan, të departamentit të Zjarrfikëses dhe stafit të Bashkisë Cërrik diskutuam sot për pajisjen me një paketë për përgjigjen e shpejtë ndaj zjarreve në fshatrat me nivel më të madh risku.
Ky takim u mbajt në kuadër të projektit “Fireshield”, IPA CBC – EuropAid/170339/DD/ACT/Mk

 

Project: CROSS BORDER FIRESHIELD

With the presence  of the administrators of Mollas e Shales Administrative Unit, the village leaders of Selite and Topojan villages, the Fire Department and the staff of the Cërrik Municipality, we discussed today the equipment with package for the rapid response to fires in the villages with the highest level of risk.

This meeting was held within in the framework of “Fireshield” project, IPA CBC-EuropAid/170339/DD/ACR/Mk