Në mbledhjen e realizuar me prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryebashkiakët e Bashkive të vendit, pata mundësinë që të flas për performancën e Bashkisë Cërrik gjatë këtyre 3 vite.

POGRADEC
➡️Në mbledhjen e realizuar me prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë 🇦🇱 Edi Rama dhe Kryebashkiakët e bashkive të vendit, pata mundësinë që të flas për performancën e Bashkisë Cërrik gjatë këtyre 3 vite.
➡️Në 3 vite kemi bërë shumë por akoma më shumë punë mbetet për tu bërë në vitet që do të vinë. Bashkia Cërrik vërtet është një bashki e vogël me mundësi ekonomike të kufizuara dhe problematika sociale të mëdha, por unë kam besimin dhe vizionin e qartë që me vullnet dhe përkushtim ndaj detyrës mund dhe do të bëj më të mirën për këtë vend.
➡️Falenderues ndaj Kryeministrit të vendit për vlerësimin, duke e cilësuar Bashkinë Cërrik si shembull i mirë dhe model me fushën e saj të kompostimit të mbetjeve organike bujqësore, e cila është e vetmja në Shqipëri 🇦🇱

Në praninë dhe mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Kryetarët e 5 bashkive të tjera të qarkut Elbasan

👉Në praninë dhe mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë 🇦🇱 Edi Rama, me ministren Balluku, Kryetarët e 5 bashkive të tjera të qarkut Elbasan nënshkruam ✍️ marrëveshjen 📄 për krijimin e ndërrmarjeve të reja të Ujësjellës Kanalizime💧. Këto ndërmarrje që po krijohen janë diktuar nga nevoja për të sjell një reformë në shoqëritë e Ujësjellësave, duke garantuar në këtë mënyrë përmirësimin e cilësisë së ujit🚰

Kryetari i Bashkise Cerrik Andis Salla me Kryetarin e Bashkisë së Lübeck Gjermani, Jan Lindenau Firmosin marreveshje bashkepunimi.

LÜBECK📍Gjermani🇩🇪
Gjatë vizitës pata kënaqësinë të firmosja një marrëveshje bashkëpunimi🤝
Kjo marrëveshje bashkëpunimi vjen si rezultat i marëdhënieve të mira dhe partneritetit të vendosur midis dy vendeve tona.
Fokusi kryesor i kësaj marrëveshje është depozitimi i mbetjeve dhe ujrave të zeza, sektor mjaft i rëndësishëm dhe që kërkon ndërhyrje për tu përmirësuar në bashkinë tonë.
Kjo marrëveshje do të realizohet më tej nëpërmjet:
✅Bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës publike, veçanërisht në fushën e depozitimit të mbetjeve dhe largimit të ujrave të zeza;
✅Shkëmbimit profesional midis dy bashkive.
Jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm për komunitetet tona🇦🇱🤝🇩🇪
    .