Donatorët më të mëdhenj, vizitojnë fushën e vetme të kompostimit në Shqipëri

📍CËRRIK
Sot pata kënaqësinë e veçantë të pres në Cërrik , në impiantin e kompostimit të Bashkisë Cërrik përfaqësuesit më të lartë të -Këshillit të lartë Europës 🇪🇺,
-Ambasadës Zviceriane🇨🇭,
-Ambasadës Suedeze – bashkëpunimi Suedez🇸🇪,
-Koordinatores së përherëshme të OKB në Shqipëri,
-Ambasadës Austriake-bashkëpunimit Austriak 🇦🇹në Shqipëri,
-Drejtuesin e bashkëpunimit të Bashkimit Europian🇪🇺në Shqipëri,
-Drejtuesen e EBRD në Shqipëri,
-Drejtuesen e operacioneve të Bankës Boterore🌏në Shqipëri,
-Perfaqësuesen e OSBE në Shqipëri,
-Drejtuesen e USAID🇺🇸në Shqipëri.
-Drejtuesen e bashkëpunimit Gjerman 🇩🇪në Shqipëri znj. Judith Hoffmann.
Në këtë vizitë patëm rastin të tregojmë sesi interesi më i lartë qytetar për një mjedis të pastër ♻️ bashkohet 🤝me qeverisjen e drejtë dhe pranë qytetarit. Bashkia Cërrik është e vetmja bashki në Shqipëri🇦🇱, e cila përpunon mbetjet e saj të gjelbra 🌱🌿dhe organike për të krijuar kompost të cilësisë së lartë për tokën tonë.
Donatorët u shprehën të impresionuar me punën e prekshme dhe u angazhuan ta mbështesin këtë nismë kudo ne Shqipëri🇦🇱.
Krijojmë mundësi punësimi, mbajmë pastër mjedisin, respektojmë natyrën 🏞dhe qytetarët . Ecim para palodhur dhe në dobi të qytetarëve tanë.
Falenderoj në menyrë të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Qeverisë Gjermane 🇩🇪dhe GIZ Shqiperi, Drejtuesen e bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri znj. Judith Hoffmann dhe Drejtuesen e projektit DKTI për mbetjet znj. Cristine Koenig.
Falenderim i veçantë për miqtë e GFA që na mbështesin teknikisht çdo ditë në arritjen e qëllimeve më të larta mjedisore në bashkinë tonë.

📍POLONI: Kongresi i 7-të Evropian të Pushtetit Lokal

📍POLONI:
Kënaqësi të isha pjesë e Kongresit të 7-të Evropian🇪🇺 të Pushtetit Lokal, i cili u mbajt më 11 – 12 Prill 2022 në Mikolajki-Poloni me temë “Ndërtimi i një Komuniteti të së Ardhmes”. 🤝
Kongresi Evropian 🇪🇺i Pushtetit Vendor përbën një platformë për shkëmbimin e ideve dhe një vend ku drejtuesit e pushtetit vendor nga e gjithë 🌏 dhe elitat rajonale të takohen me përfaqësues të administratës publike, OJQ-ve dhe biznesit.