Në kuadër të 12 Qershorit, ditë e cila përkon me “Ditën Ndëkombëtare kundër punës së fëmijëve”, mbështetur nga Zyra Vendore Arsimore, Organizata”Nisma për ndryshim shoqëror”-ARSIS, Qëndra Ditore “Balonat”, Kopështi Publik Cërrik e Egli’s Dance organizuam një aktivitet social,animues dhe argëtues me fëmijët e qytetit.
Me sloganin “Thuaj jo shfrytëzimit të fëmijëve-Raporto!!” aktivitetet e organizuara kishin për qëllim te përçonin te të pranishmit mesazhe për mbrotjen e fëmijëve nga çdo formë abuzimi.
Aktivititeti u çel me ekpozitën me punime të fëmijëve,vazhdoi me aktivitetin artistik në “Qëndrën Kulturore” Cërrik dhe përfundoi me lojrat argëtuese të përgatitura nga animatorët social.
Bashkia Cërrik i kushton rëndësi aktiviteteve rekreative dhe sportive që ndërmeren në territorin e saj. Kryetari i bashkise, Andis Salla ka marre pjese ne nje aktivitet te veçante sportiv te organizuar nga Qendra “Skills”.
Bashkia Cërrik inaguroi qendrën e re shëndetësore dhe me të gjitha kushtet bashkëkohore për banorët e fshatit Lumas. Investimi per ketë Qendër u be i mundur fale mbeshtetjes se siguruar nga shteti i Kuvajtit.
Bashkia Cërrik ka inspektuar përfundimin e punimeve në godinën e 8 banesave të reja sociale, dedikuar familjeve në kushte të vështira social-ekonomike. Ndërtimi i banesave sociale në 3 godina të ndryshme në Cërrik, është një nga punët e mira të realizuara nga Bashkia Cërrik për një periudhë të shkurtër kohore.