Inagurimi i Qëndrës Multifunksionale (Kinemaja)

Duke respektuar mundin , djersën, kujtimet, emocionet e të gjithë atyre artistëve dhe artdashësve, dhe të gjithëve qytetarëve të Bashkisë Cërrik, dhe për t’i lënë brezave që do vijnë jo vetëm një godinë por dhe një kështjellë ndjenjash, bëmë të mundur që në të njëjtin vend, në të njëjtën ndërtesë, mbi rrënojat e mureve të braktisura të kinemasë së vjetër, të ndërtojmë këtë Qendër Multifunksionale nga më të mirat në vend.

Falenderoj pa masë të gjithë artistët që i dhanë jetë dhe emocione këtij inagurimi, të gjithë qytetarëve të Bashkisë Cërrik për besimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Programin IADSA për financimin e projektit, USAID dhe popullin Amerikan për arredimin e kësaj kinemaje. Stafin e mrekullueshëm të bashkisë Cërrik, arkitektët Sabina dhe Herakle të studios H&S PROJEKT’05 për punën e shkëlqyer që kanë bërë në realizimin e këtij projekti dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj kryevepre Arkitektonike dhe Funksionale.

Çdo ëndërr ku vëmë shpirtin dhe zemrën bëhet realitet.
E gëzofshim të gjithë!

Festa e Rigonit në fshatin Xherie tashmë e kthyer në traditë

Mbrëmë në fshatin Xherie për të festuar për të tretin vit radhazi Festën e Rigonit.

Respekt dhe mirënjohje pa fund për banorët punëtor dhe bujarë të këtij fshati që
nëpërmjet kultivimit të kësaj bime sigurojnë me ndershmëri dhe shumë sakrifica të
ardhurat e nevojshme për familjet e tyre.

 

Koncerti pranveror vazhdon traditën në Cërrik

Atmosferë spektakolare në Cërrik , ku arti, bukuria dhe dëshira për tu argëtuar u ndërthurën bashkë.

Këtë vit të katërt të Koncertit të Pranverës të organizuar nga Bashkia Cërrik iu shtua dhe prezenca e “Miss Summer World”.

Të bukurat nga vënde të ndryshme të botës promovojnë bukuritë e bashkisë sonë Cërrik.

E ku ka më mirë!?

Falenderim të veçantë për sponsorët:
Izogrup
Kantina Sulova

Bar Restorant Xhelili

Tradita vazhdon, të tjera aktivitete na presin!

 

BLG Group tani me zyra dhe në Cërrik

Sot ishim në zyrat e reja të BLG Group në Cërrik.

Pas një trajnimi gati 2 javor, sot nisi puna me 10 të rinjtë të përzgjedhur nga intervistat dhe trajnimi.

Isha sot aty për t’i uruar për punën e re që po nisin.

BLG Group vazhdon të kërkojë ende punonjës për shërbimet e saj prandaj të gjithë ata që janë në kërkim të një pune dhe që dinë italisht, të paraqiten çdo ditë në zyrat e BLG Group në Cërrik, tek ish-kolegji turk, ose të kontaktojnë me sekretarinë në nr. 0695294282.

Mos humbisni rastin!

Punë të mbarë BLG Group!