Bashkia Cërrik, në bashkëpunim me VNG International, Akademinë e Hagës për Qeverisje Vendore dhe FLAG po zbaton projektin “Siguria publike në nivel vendor”.
Ky projekt financohet nga Ministria e Jashtme e Holandës në kuadër të programit MATRA.
Projekti adreson çështjet e sigurisë publike përmes përfshirjes së aktorëve lokal: komunitet, polici dhe bashki.
Në përgjigje të nevojave të të rinjve të Bashkisë Cërrik, projekti po investon në ndërtimin e një palestre të jashtme, një hapësirë publike e cila së shpejti do mund të shfrytëzohet nga i gjithë komuniteti, duke inkurajuar pjesëmarrjen në aktivitete sportive, si dhe duke ndikuar në përmirësimin e sigurisë publike.
Kryetari i Bashkisë Z.Andis Salla dhe Grupi i Punës së Bashkisë u takuan sot me përfaqësuesit e konsorciumit Znj. Maita van der Mark, Z. Naz Feka dhe Z. Arlind Lugji, duke konfirmuar bashkëpunimin edhe në projekte të tjera.

AlbaniaUSA