Duke respektuar mundin , djersën, kujtimet, emocionet e të gjithë atyre artistëve dhe artdashësve, dhe të gjithëve qytetarëve të Bashkisë Cërrik, dhe për t’i lënë brezave që do vijnë jo vetëm një godinë por dhe një kështjellë ndjenjash, bëmë të mundur që në të njëjtin vend, në të njëjtën ndërtesë, mbi rrënojat e mureve të braktisura të kinemasë së vjetër, të ndërtojmë këtë Qendër Multifunksionale nga më të mirat në vend.
Falenderoj pa masë të gjithë artistët që i dhanë jetë dhe emocione këtij inagurimi, të gjithë qytetarëve të Bashkisë Cërrik për besimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Programin IADSA për financimin e projektit, USAID dhe popullin Amerikan për arredimin e kësaj kinemaje. Stafin e mrekullueshëm të bashkisë Cërrik, arkitektët Sabina dhe Herakle të studios H&S PROJEKT’05 për punën e shkëlqyer që kanë bërë në realizimin e këtij projekti dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj kryevepre Arkitektonike dhe Funksionale.
Çdo ëndërr ku vëmë shpirtin dhe zemrën bëhet realitet.
E gëzofshim të gjithë!