POGRADEC
➡️Në mbledhjen e realizuar me prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë 🇦🇱 Edi Rama dhe Kryebashkiakët e bashkive të vendit, pata mundësinë që të flas për performancën e Bashkisë Cërrik gjatë këtyre 3 vite.
➡️Në 3 vite kemi bërë shumë por akoma më shumë punë mbetet për tu bërë në vitet që do të vinë. Bashkia Cërrik vërtet është një bashki e vogël me mundësi ekonomike të kufizuara dhe problematika sociale të mëdha, por unë kam besimin dhe vizionin e qartë që me vullnet dhe përkushtim ndaj detyrës mund dhe do të bëj më të mirën për këtë vend.
➡️Falenderues ndaj Kryeministrit të vendit për vlerësimin, duke e cilësuar Bashkinë Cërrik si shembull i mirë dhe model me fushën e saj të kompostimit të mbetjeve organike bujqësore, e cila është e vetmja në Shqipëri 🇦🇱
AlbaniaUSA