Nisma “Një banor ,një pemë” është një inisiativë e Bashkisë Cërrik  e cila synon mbjelljen e 46.652 pemëve  të personalizuara në gjithë territorin e Bashkise Cërrik  në një periudhë kohore përgjatë 3 viteve.Kjo nismë do të shpërndahet në  5 Njësitë Administrative të Bashkisë Cërrik, duke synuar një marrëdhënie të ndërsjellë midis pushtetit lokal, komunitetit, bizneseve etj. Në çdo Njësi Administrative do të ndërtohen parqe dhe ambjente të gjelbërta të cilat do të azhornohen në një hartë dixhitale në faqen www.bashkiacerrik.gov.al ku banorët mund të konsultojnë numrin e pemëve, vendndodhjen dhe foto për çdo rast.

Nga 1 Shtatori nisi aktiviteti i parë i nismës “Një banor një pemë” e cila u organizua në fshatin Mollas me qëllim mbjelljen e 33 pemëve bli pranë këndit të lojrave të këtij fshati.

Përgjatë kësaj periudhe kohore u zhvilluan takime të njëpasnjëshme me përfaqësues të pushtetit local, komunitetit dhe bizneseve për të na mbështetur në realizimin e kësaj nisme.

Fillimisht  në fshatin Mollas u zhvillua nje sesion informimi me komunitetin e këtij fshati për ti njohur ata me nismën e ndërmarrë  duke shpërndarë dhe lajmërime dhe fleta informuese për ate cka do të zhvillohet .

Shumë e rëndësishme për realizimin e saj ishte dhe takimet e zhvilluara nëpër bizneset e zonës ku cdo person/biznes që dëshiron mund të kontriboj për pemën e tij të personalizuar dhe të specifikuar me numrin përkatës të identifikimit.Përgjatë këtyre takimeve me bizneset u arrit mbledhja e fondeve për 33 pemë bli  të cilat do të mbilleshin në aktivitetin final.

Faza përfundimtare e kësaj nisme ishtë zhvillimi I aktivitetitt në datën 15 Shtator 2020 në orën 18.00 ku u mbollën 33 pemë bli të personalizuara dhe u ndanë certifikata për të gjithë bizneset/personat që u bënë pjesë e nismës.

Në këtë takim mori pjesë dhe kryetari i Bashkise Z.Andis Salla ,I cili falenderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe ftoi gjithë komunitetin e Bashkisë Cërrik për tu bërë pjesë e  nismës sepse së vetëm të gjithë së bashku nisma  të tilla kthehen në sukses.

Per tu njohur me te dhenat e pemeve te personalizuara dhe vendodhjen e tyre klikoni linkun me poshte.

https://www.bashkiacerrik.gov.al/uploads/2020/10/Pemet-orto.pdf