Në datën 21 Shtator 2020 u zhvillua aktiviteti i rradhës i nismës “Një banor një pemë” e cila u organizua në fshatin Shtërmen të Njësisë Administrative Gostim, me qëllim mbjelljen e 15 pemëve bli pranë ambulancës së këtij fshati.
Kjo ishte një nismë e ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes në bashkepunim me Ekipin e Peshëngritjes në fshatin Shtërmen.Së bashku me përfaqësues të federatës, peshëngritës së zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor u mbollën 15 pemë bli të personalizuara sipas një numri rendor të përcaktuar.
Në fund të takimit kryetari I Bashkisë Cërrik Z.Andis Salla falenderoi përfaqësuesit e Federatës për nismën dhe ftoi gjithë komunitetin të bëhet pjesë e saj.
Në fund të takimit u ndanë dhe certifikata falenderimi për të gjithë pjesëmarrësit në këtë fazë të kësaj nisme.
Për tu njohur me të dhënat e pemëve të personalizuara dhe vendodhjen e tyre klikoni në linkun me poshte.
https://www.bashkiacerrik.gov.al/uploads/2020/10/Pemet_-ortofoto-shtermen.pdf