Përqëndrojmë vëmendjen tonë në çdo Njësi Administrative të Bashkisë Cërrik. Dita e martë na sjell në fshatin Selitë. Dita nis bukur me të ardhmen e këtij vendi, fëmijët. Vijojmë fushatën e leximit në kopshtin publik në Selitë. Në mesditë të gjithë sëbashku u bëmë pjesë e fushatës së pastrimit në rrugën kryesore të fshatit Selitë. Itinerari i kësaj dite vazhdoi me aktivitetin e radhës në sheshin e shkollës 9-vjecare , ku nxënësit e kësaj shkolle u bën pjesë e lojrave animatore të përgatitura nga të rinj animator. Dita u mbyll me aktivitetin “Kinemaja në lagjen time “ ku grupmosha të ndryshme u bashkuan për ndjekjen e një filmi.