Sot vëmendja e Bashkisë Cërrik u përqëndrua në Linas.

Në buxhetimin me pjesëmarrje u përpoqëm së bashku me banorët të përcaktojmë problematikat që kërkojnë zgjidhje në vitin 2019 me hartimin e buxhetit.

Dita vazhdoi me fëmijët e shkollës 9-vjeçare të cilët u bënë pjesë e lojërave dhe animacioneve të përgatitur nga të rinj vullnetarë.

Dreka na gjeti në familjen e Festim Metushit.
Sektori social i Bashkisë Cërrik përgatiti drekën dhe dhuroi ushqime, veshmbathje e lodra për këtë familje që prej kohësh mbart problematika sociale.

Pasdite vonë, për banorët e Linasit u shfaq një film i cili bëri bashkë grupmosha të ndryshme.

Linasi meriton më shumë vëmendje!

AlbaniaUSA