Takim për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Cërrik
Një nga temat kryesore ishte infrastruktura rrugore
. Në takim u diskutua mbi nevojën për të ndërhyrë në të gjitha rrugët e qytetit që ende kërkojnë përmirësim, me synimin që të arrihet asfaltimi i plotë i tyre në kuadër të planifikimit afatshkurtër dhe afatmesëm. 

Cërriku brënda vitit 2026 do i japë fund problematikës së asfaltimit të rrugëve të brëndshme me tre blloqet e fundit.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin!



