Bashkia Cërrik inaguroi qendrën e re shëndetësore dhe me të gjitha kushtet bashkëkohore për banorët e fshatit Lumas. Investimi per ketë Qendër u be i mundur fale mbeshtetjes se siguruar nga shteti i Kuvajtit.
Kryetari i bashkise se Cërrikut, Andis Salla, preu shiritin e inagurimit ne nje cermoni te organizuar per kete qellim. Ai falenderoi ne fjalen e tij shtetin e Kuvajtit për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Bashkisë Cërrik, veçanërisht në promovimin e shëndetit duke ndërtuar qendra shëndetësore si kjo që hap dyert për herë të parë sot në Lumas.