Bashkia Cërrik i kushton rëndësi aktiviteteve rekreative dhe sportive që ndërmeren në territorin e saj. Kryetari i bashkise, Andis Salla ka marre pjese ne nje aktivitet te veçante sportiv te organizuar nga Qendra “Skills”.
“Me kënaqësi pranova ftesën e qendrës për Edukim dhe Sport “Skills”, ku bashkë me shumë aktor të tjerë të ishim sot pjesë e një aktiviteti shumë të bukur ndërgjegjësues, mbi dobinë e aktiviteteve sportive tek të gjithë ne, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë”, u shpreh kryetari Salla gjatë ketij eventi. “Jam falenderues dhe mbështetës ndaj të gjithë aktorëve të cilët promovojnë dhe realizojnë projekte me fokus përmirësimin e cilësisë së jetës për target-grupe të ndryshme”, shtoi ai.
Bashkia Cërrik ka shtuar perpjekjet e saj per te zgjeruar hapesirat e bashkepunimit me aktore te ndryshëm komunitare per permiresimin e jetes ne komunitet permes sportit dhe rekreacionit.

AlbaniaUSA