Në kuadër të 12 Qershorit, ditë e cila përkon me “Ditën Ndëkombëtare kundër punës së fëmijëve”, mbështetur nga Zyra Vendore Arsimore, Organizata”Nisma për ndryshim shoqëror”-ARSIS, Qëndra Ditore “Balonat”, Kopështi Publik Cërrik e Egli’s Dance organizuam një aktivitet social,animues dhe argëtues me fëmijët e qytetit.
Me sloganin “Thuaj jo shfrytëzimit të fëmijëve-Raporto!!” aktivitetet e organizuara kishin për qëllim te përçonin te të pranishmit mesazhe për mbrotjen e fëmijëve nga çdo formë abuzimi.
Aktivititeti u çel me ekpozitën me punime të fëmijëve,vazhdoi me aktivitetin artistik në “Qëndrën Kulturore” Cërrik dhe përfundoi me lojrat argëtuese të përgatitura nga animatorët social.