Bashkë me kolegët kryebashkiak të Beratit, Durrësit, Kolonjës dhe Përmetit patëm mundësinë që sot të realizojmë një takim mjaft konstruktiv organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore mbështetur nga Bashki të forta

Bashkë me kolegët kryebashkiak të Beratit, Durrësit, Kolonjës dhe Përmetit patëm mundësinë që sot të realizojmë një takim mjaft konstruktiv organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore mbështetur nga Bashki të forta, mbi ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor. Akademia do të jetë një instrument i rëndësishëm dhe produktiv i cili do t’i shërbejë bashkive për rritjen e kapaciteteve dhe asistencën teknike në funksion të mirëqeverjes lokale.

Në kuadër të “Javës Olimpike”Bashkia Cërrik në bashkëpunim me ZVA Cërrik organizuan sot një aktivitet gjithëpërfshirës

Në kuadër të “Javës Olimpike”, ⚽️🏓🏋🏻‍♀️⛹🏻‍♂️ e duke dashur mbi të gjitha të sjellim në vëmendje se sa e rëndësishme është për të rinjtë që të kenë një përqasje më dashamirëse ndaj #Sportit dhe #AktivitetitFizik , Bashkia Cërrik në bashkëpunim me ZVA Cërrik organizuan sot një aktivitet gjithëpërfshirës
Bashkë me ministren zj.Ogerta Manastirliu dhe z.Fidel Ylli me shumë kënaqësi u bëmë pjesë e këtij aktiviteti dhe emocioneve olimpike të kampionëve 🥇🏅🏆shembullor të shkollva 9-vjeçare dhe të mesme të Bashkisë Cërrik.

Asfaltimi i lagjes Nr.2 i qytetit Cerrik

✅Ky investimi është një punë që banorët e kësaj lagje e kanë kërkuar dhe pritur prej shumë vitesh dhe sot kjo punë realizohet me të gjitha parametrat e duhura në shërbim të banorëve.
Lagjet e qytetit të Cërrikut i kemi gjetur vetëm me disa rrugica thjesht të zhavoruara kuturu por sot jam i lumtur që flasim për tjetër standart!
E thënë ndryshe #PunëJoLlafe