Me nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta, u zhvillua një aktivitet ku përmes lojës “Zbulo Personalitetin” patëm mundësinë të njiheshim më mirë me njëri-tjetrin.
Mes të qeshurave, diskutimeve dhe surprizave, secili ndau diçka nga vetja: pasionet, gjërat që i pëlqejnë, ato që nuk i pëlqejnë dhe disa nga ëndrrat që dëshiron të realizojë në të ardhmen. Ishte një moment i bukur reflektimi dhe afrimi mes nxënësve.
Aktiviteti na tregoi se, edhe pse kalojmë shumë kohë bashkë, gjithmonë ka diçka të re për të zbuluar te njerëzit që kemi pranë. Mbi të gjitha, mësuam të dëgjojmë me vëmendje, të respektojmë mendimet e ndryshme dhe të krijojmë më shumë besim e mirëkuptim brenda grupit.
Çdo person është më shumë sesa duket në shikim të parë. Mjafton t’i japësh mundësinë të tregojë historinë e vet.
Cërrikut pas më shumë se 36 vitesh i rikthehet biblioteka e qytetit!
Me financimin e AKR-së dhe Bashkisë Cërrik u realizua një punë e shkëlqyer që ky qytet e meritonte.
Falenderojmë për kontributin dhe praninë Ministrin Blendi Gonxhja, Ministrin Andis Salla, dhe Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo , gjithashtu deputetin Agron Gaxho dhe Prefektin e Qarkut Elbasan Ilir Bejtja.
Ky është një hap i rëndësishëm për dijen, kulturën dhe të ardhmen e të rinjve!
Kjo bibliotekë nuk është thjesht një hapësirë me libra, por një vend dijesh, frymëzimi dhe mundësish për fëmijët, të rinjtë dhe çdo qytetar. Përmes këndeve të leximit, teknologjisë dhe aktiviteteve rinore, synojmë të krijojmë një ambient më të hapur dhe më pranë nevojave të komunitetit.
Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në realizimin e kësaj nisme! Ju ftojmë ta bëjmë këtë bibliotekë një hapësirë të gjallë, plot ide, bashkëpunim dhe dashuri për leximin
Le të jetë kjo bibliotekë një derë e hapur drejt ideve të reja dhe ëndrrave të mëdha për bashkinë tonë!
120/500 punë për të bërë.
Ka ende shumë për të bërë por puna e sotme ishte vërtet një punë e madhe e bashkisë Cërrik.
Sot, me respekt dhe krenari, përkujtuam krijimin e Batalionit Partizan të Dumresë një nga formacionet më të rëndësishme që kjo trevë i dha Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe lirisë së Shqipërisë.
Zona jonë ka ditur gjithmonë të nxjerrë njerëz punëtorë, njerëz të sakrificës dhe të përkushtimit ndaj vendit të tyre. Kjo histori na kujton jo vetëm të kaluarën tonë, por edhe përgjegjësinë që kemi për të ardhmen.
Bashkia Cërrik do të vazhdojë të punojë çdo ditë për:
rrugë më të mira,
shkolla më të sigurta,
mbështetje për bujqësinë,
më shumë pastërti,
më shumë mundësi për të rinjtë,
dhe zhvillim në çdo njësi administrative.
Mënyra më e mirë për të nderuar ata që luftuan për këtë vend është të mos ndalemi së punuari për të.
Lavdi dëshmorëve të Batalionit të Dumresë!
Lavdi të gjithë vajzave dhe djemve që kontribuan për lirinë e Shqipërisë!
SOT U MBYLL ME SUKSES “JAVA OLIMPIKE” NË ZVAP CËRRIK
Një javë plot energji, emocion, garë dhe buzëqeshje u përmbyll sot me aktivitetin final të “Javës Olimpike”, ku morën pjesë të gjitha shkollat e ZVAP Cërrik.
Në një atmosferë festive dhe plot entuziazëm, nxënësit tanë treguan talent, disiplinë, bashkëpunim dhe shpirt të vërtetë sportiv, duke përcjellë vlerat më të bukura të olimpizmit:
respektin
miqësinë
përfshirjen
dhe garën e ndershme
Kjo javë nuk ishte vetëm një aktivitet sportiv, por një festë e rinisë, e edukimit dhe e bashkëpunimit mes shkollave tona.
Falënderim për çdo nxënës, mësues, drejtues shkolle dhe prind që kontribuoi në realizimin me sukses të kësaj jave të veçantë.
Të rinjtë e Cërrikut treguan edhe një herë se kur energjia, edukimi dhe sporti bashkohen, krijohet diçka vërtet frymëzuese për komunitetin.