🔊NJOFTIM❗️ SHPREHJE INTERESI PËR ANËTARËSIM NË KËSHILLIN VENDOR RINOR, CERRIK

🔊NJOFTIM❗

“PËR SHPREHJE INTERESI PËR ANËTARËSIM NË KËSHILLIN VENDOR RINOR KVR CERRIK”

Njoftojmë :

Të gjithë përfaqësuesit /anëtarët e organizatave rinore të cilët kanë interes për tu bërë pjesë e Këshillit Vendor Rinor që përmbushin kriteret:

➡️ Të jetë anëtar i një organizate rinore ose për të rinjtë.

➡️ Të mos jetë i dënuar.

➡️ Të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë.

➡️ Të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit në KVR.

🗓 Të interesuarit duhet të paraqesin brenda datës 16.11.2022 pranë Sportelit të Informacionit në ambjentet e Bashkise Cerrik Ose ne emailin zyrtar [email protected], këto dokumenta:

➡️ Kërkesë me shkrim ku të shprehin interesin për aplikim.

➡️ Jetëshkrim.

➡️ Fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit.

➡️ Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

➡️ Vetëdeklarim lidhur me shmangjen e konfliktit të interesave.

➡️ Referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm.

 

Njoftojmë :

📌Të gjithë të rinjtë aktiv të Bashkisë Cerrik të moshës 15-29 vjeç, të cilët kanë interes për tu bërë pjesë e Këshillit Vendor Rinor dhe që përmbushin kriteret:

➡️ Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

➡️ Të jetë përfshirë në organizmin, zbatimin e aktiviteteve rinore apo promovomin e të rinjve.

➡️ Të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit në Këshillin Vendor Rinor.

📌 Të interesuarit duhet të paraqesin brenda datës 16.11.2022 pranë Sportelit të Informacionit në ambjentet e Bashkise Cerrik Ose ne emailin zyrtar [email protected], këto dokumenta:

➡️ Kërkesë me shkrim ku të shprehin interesin për aplikim.

➡️ Jetëshkrim.

➡️ Fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit.

➡️ Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

➡️ Letër interesi/motivimi

➡️ Vetëdeklarimin e konfliktit të interest

 

Shenim:

Shqyrtimi i të gjitha shprehjeve të interesit do të shqyrtohen brenda  1️⃣ 4️⃣ ditëve nga data e mbylljes së aplikimeve.

  •  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në mbledhjen e realizuar me prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryebashkiakët e Bashkive të vendit, pata mundësinë që të flas për performancën e Bashkisë Cërrik gjatë këtyre 3 vite.

POGRADEC
➡️Në mbledhjen e realizuar me prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë 🇦🇱 Edi Rama dhe Kryebashkiakët e bashkive të vendit, pata mundësinë që të flas për performancën e Bashkisë Cërrik gjatë këtyre 3 vite.
➡️Në 3 vite kemi bërë shumë por akoma më shumë punë mbetet për tu bërë në vitet që do të vinë. Bashkia Cërrik vërtet është një bashki e vogël me mundësi ekonomike të kufizuara dhe problematika sociale të mëdha, por unë kam besimin dhe vizionin e qartë që me vullnet dhe përkushtim ndaj detyrës mund dhe do të bëj më të mirën për këtë vend.
➡️Falenderues ndaj Kryeministrit të vendit për vlerësimin, duke e cilësuar Bashkinë Cërrik si shembull i mirë dhe model me fushën e saj të kompostimit të mbetjeve organike bujqësore, e cila është e vetmja në Shqipëri 🇦🇱

Në praninë dhe mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Kryetarët e 5 bashkive të tjera të qarkut Elbasan

👉Në praninë dhe mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë 🇦🇱 Edi Rama, me ministren Balluku, Kryetarët e 5 bashkive të tjera të qarkut Elbasan nënshkruam ✍️ marrëveshjen 📄 për krijimin e ndërrmarjeve të reja të Ujësjellës Kanalizime💧. Këto ndërmarrje që po krijohen janë diktuar nga nevoja për të sjell një reformë në shoqëritë e Ujësjellësave, duke garantuar në këtë mënyrë përmirësimin e cilësisë së ujit🚰