Në fshatin Kamunah të njësisë Mollas, është momenti i fazës përfundimtare për asfaltimin e rruges.

📍K A M U N A H
Për pak ditë rruga në fshatin Kamunah të njësisë Mollas, shkon drejt finalizimit të sistemimit dhe rregullit të saj. 🚧
Pasi kemi përfunduar ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit 💧në këtë fshat, është momenti i fazës përfundimtare për asfaltimin e kësaj rruge.
Infrastruktura rrugore në çdo njësi Administrative do të ketë vëmendjen dhe përkushtimin e duhur , për tu përgjigjur në këtë mënyrë kërkesave të banorëve për problemet që ato hasin si mungesë e ndërhyrjeve në këtë sektor.

                                                           

Rikonstruksioni Qendres Shendetsore Cerrik

Qendra shëndetësore 🏥 Cërrik të cilën e vizituam sot bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Manastirliu dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar Taulant Balla, iu nënshtrua një rikonstruksioni rrënjësor duke rritur në këtë mënyrë cilësinë e shërbimit për të 46 mijë banorët e Bashkisë Cërrik.
Pranë kësaj qendre shëndetësore vazhdon normalisht edhe procesi i vaksinimit 💉, konfort të gjitha rregullave proceduriale.

Kryetari i Bashkisë Andis Salla në një takim me Zv-Shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë z. Olsi Dekovi

Mirëprita sot me shumë kënaqësi Zv-Shefin e zyrës së Këshillit të Evropës🇪🇺 në Tiranë z. Olsi Dekovi .
Një takim profesional po aq sa edhe miqësor lidhur me përfshirjen e Bashkisë Cërrik në programin e ROMACTED ||, një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, që synon promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit Rom në nivelin vendor.
Në këtë takim konfirmova edhe njëherë angazhimin tim politik dhe administratës vendore të Bashkisë Cërrik për kuptueshmërinë e përfshirjes sociale Rome në nivel vendor , por edhe gadishmërinë institucionale për të bashkëpunar me të gjitha palët e interesit të përfshira në këtë program në interesin më të lartë të këtij komuniteti.