Sot pata kënaqësinë e veçantë të pres në Cërrik , në impiantin e kompostimit të Bashkisë Cërrik përfaqësuesit më të lartë të -Këshillit të lartë Europës
,
-Ambasadës Zviceriane
,
-Ambasadës Suedeze – bashkëpunimi Suedez
,
-Koordinatores së përherëshme të OKB në Shqipëri,
-Ambasadës Austriake-bashkëpunimit Austriak
në Shqipëri,
-Drejtuesin e bashkëpunimit të Bashkimit Europian
në Shqipëri,
-Drejtuesen e EBRD në Shqipëri,
-Drejtuesen e operacioneve të Bankës Boterore
në Shqipëri,
-Perfaqësuesen e OSBE në Shqipëri,
-Drejtuesen e USAID
në Shqipëri.
-Drejtuesen e bashkëpunimit Gjerman
në Shqipëri znj. Judith Hoffmann.


Në këtë vizitë patëm rastin të tregojmë sesi interesi më i lartë qytetar për një mjedis të pastër
bashkohet
me qeverisjen e drejtë dhe pranë qytetarit. Bashkia Cërrik është e vetmja bashki në Shqipëri
, e cila përpunon mbetjet e saj të gjelbra 
dhe organike për të krijuar kompost të cilësisë së lartë për tokën tonë.
Donatorët u shprehën të impresionuar me punën e prekshme dhe u angazhuan ta mbështesin këtë nismë kudo ne Shqipëri
.
Krijojmë mundësi punësimi, mbajmë pastër mjedisin, respektojmë natyrën
dhe qytetarët . Ecim para palodhur dhe në dobi të qytetarëve tanë.
Falenderoj në menyrë të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Qeverisë Gjermane
dhe GIZ Shqiperi, Drejtuesen e bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri znj. Judith Hoffmann dhe Drejtuesen e projektit DKTI për mbetjet znj. Cristine Koenig.
Falenderim i veçantë për miqtë e GFA që na mbështesin teknikisht çdo ditë në arritjen e qëllimeve më të larta mjedisore në bashkinë tonë.


