Sot mikëprita në Cërrik, përfaqësues të QENDRËS PËR NXITJEN E ZHVILLIMIT NJERËZOR (HDPC), Organizatës TJETËR VIZION dhe përfaqësues nga LËVIZ ALBANIA, për të ndarë gjetjet e projektit “Qeverisja lokale në kohë normale dhe emergjencash: Me qytetarët dhe për qytetarët” .
![](https://www.bashkiacerrik.gov.al/uploads/2022/06/283774204_410414021094975_373019260923697605_n-300x200.jpg)
![](https://www.bashkiacerrik.gov.al/uploads/2022/06/283866213_410414154428295_3385989488741897830_n-300x200.jpg)
Shpreha felenderimet dhe mirënjohjen time për organizatorët që zgjodhën Bashkinë e Cërrikut për të ndarë gjetjet e tyre me përfaqësues të sektorit të emergjencave civile nga 7 Bashkitë e Qarkut Elbasan, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturës Elbasan, përfaqësues të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike të Bashkisë Cërrik, aktor të tjerë të institucioneve tona lokale e vendore. Jam i bindur që këto gjetje dhe rekomandime do të ndihmojnë në punën e gjithë secilit për të bërë më të mirën në përballimin e situatave emergjente.
Gjithashtu në fjalën time nuk mund të rrija pa falenderuar dhe stafin e sektorit të emergjencave civile dhe sektorit social të Bashkisë Cërrik, të cilët kanë koordinuar punën e tyre për të përballuar vështirësitë e tërmetit të Nëntorit të viti 2019 dhe Pandemisë së COVID-19 e jo vetëm.
![](https://www.bashkiacerrik.gov.al/uploads/2022/06/283796558_410414084428302_1977234438941412458_n-300x204.jpg)
![](https://www.bashkiacerrik.gov.al/uploads/2022/06/283274064_410414127761631_1555514656194759278_n-300x200.jpg)
![](https://www.bashkiacerrik.gov.al/uploads/2022/06/283774204_410414021094975_373019260923697605_n-1-300x200.jpg)
![](https://www.bashkiacerrik.gov.al/uploads/2022/06/283692792_410414244428286_7383481695482869095_n-300x200.jpg)