Bashkia Cërrik ka inspektuar përfundimin e punimeve në godinën e 8 banesave të reja sociale, dedikuar familjeve në kushte të vështira social-ekonomike. Ndërtimi i banesave sociale në 3 godina të ndryshme në Cërrik, është një nga punët e mira të realizuara nga Bashkia Cërrik për një periudhë të shkurtër kohore.
Nisur nga shqetësimi i banorëve për hedhjen e mbeturinave inerte në hapësirat mes lagjeve dhe përreth koshave, bashkia Cërrik ka nisur punën për largimin e tyre. Përmjes mjeteve te motorizuara eshte bërë pastrimi i hapesirave të banimit.
Energjia eshte një nga problematikat e rëndësishme me te cila perballet komuniteti i banoreve ne fshatin Shtërmen. Në bashkepinim me OSHEE, Bashkia eshte në fazën përfundimtare të vendosjes së lidhjes së re me kabëll ABC.
Në datën 21 Shtator 2020 u zhvillua aktiviteti i rradhës i nismës “Një banor një pemë” e cila u organizua në fshatin Shtërmen të Njësisë Administrative Gostim, me qëllim mbjelljen e 15 pemëve bli pranë ambulancës së këtij fshati.
Kjo ishte një nismë e ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes në bashkepunim me Ekipin e Peshëngritjes në fshatin Shtërmen.Së bashku me përfaqësues të federatës, peshëngritës së zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor u mbollën 15 pemë bli të personalizuara sipas një numri rendor të përcaktuar.
Në fund të takimit kryetari I Bashkisë Cërrik Z.Andis Salla falenderoi përfaqësuesit e Federatës për nismën dhe ftoi gjithë komunitetin të bëhet pjesë e saj.
Në fund të takimit u ndanë dhe certifikata falenderimi për të gjithë pjesëmarrësit në këtë fazë të kësaj nisme.
Për tu njohur me të dhënat e pemëve të personalizuara dhe vendodhjen e tyre klikoni në linkun me poshte.