Kalaja e Qafës – Atraksion turistik
Qafe, Klos, Bashkia Cërrik
5 Km nga NJA Klos, 18 Km nga Bashkia Cërrik
Kalaja e Qafës ka tërhequr vëmendjen e historianëve dhe studiuesve të arkeologjisë. Arkeologu
Neritan Ceka dhe Aleksandër Meksi në studimet e tyre e përmendin shpesh emrin e saj.Studiuesi
Gjerak Karaeskaj ka trajtuar shkurtimisht anën teknike të ndërtimit të saj.”Mësuesi I populli” ,
elbasanasi, Dr.Shyqyri Demiri i shoqëruar nga studiuesi sulovar Riza Cërriku kanë ardhur disa
herë pranë rajoneve tona.Në vitin 1987 arkeologu Ylli Cerova Riza Hasa dhe Ardjan Papajani
kryen gërmime arkeologjike.
Teknika e ndërtimit, sistemi fortifikimit, qëndrueshmëria e mureve, pozicioni ku është ngritur
nëse marrim parasysh mjetet e sulmit të asaj kohe, dëshmojnë se kalaja e Qafës e fortifikuar mirë
shërbente jo vetëm si vend mbrojtje në rast rreziku, por edhe si banim për banorët rreth saj.
Neritan Ceka në librin “Ilirët”, faqe 245, shkruan :Ajo në atë luginë shërbente për të kontrolluar
lëvizjet e ushtrisë armike në luginën e Devollit në Sulovë e më tej, për të mbrojtur banorët nga
sulmet e papritura të hunëve, gotëve, skllavëve të cilët shkatërruan shumë vendbanime.Nga
kalaja në raste rreziku shkëmbeheshin sinjale me kala të tjera se sic dihet shikoheshin një system
I tërë kalash malore si ajo e Mengëlit, Gracenit, Valëshit, Galigatit, Antipatreas (Berati I sotëm) ,
asaj fushore të Skampinit (Elbasani I sotëm) etj, dhe sigurisht formonin pjesën lindore të
zinxhirit fortifikues për Dyrrahun (Durrësin e sotëm) si një bazë e fortë e perandorisë bizantine
në atë kohë”.
Studiuesi Aleksandër Meksi në librin “ Arkitektura mesjetare në Shqipëri”, faqe 36 shkruan :
“Mbrojtja e një kalaje ishte në vartësi te fortësisë së kullave dhe të mureve të saj ashtu edhe nga
vendndodhja e saj dhe nga forma e terrenit.Zgjedhja e vendit me mbrojtje natyrale ka qenë një
nga kërkesat bazë”.Vendi ku ngrihej kalaja ka formën e një lëndine te vogël mbi shkëmbinj të
thepisur të cilët nuk lejonin afrimin nga jug-perëndimi.Në krahun veri-lindje, mbrohej me dy vija
mbrotjeje prej muresh, njeri një rreth të vogël, ndërsa tjetri I përforcuar me një serë kullash.Muri
nderpritet aty ku ka shkëmbinj ose rënie të thikëta, në të cilat fortifikimin ja ka bërë vet
natyra.”Kalja ka formën e një trapeze të c’rregullt dhe është përbërë nga muri rrethues, 5 kulla që
ndodhen 33.5 m-40 m larg njëra tjetrës dhe një mur tjetër mbrojtës.Në ato pjesë shkëmbore ku ka
vendkalime ndërtuesit kanë ndertuar mure mbrojtëse.”