Faqa web: www.bashkiacerrik.gov.al ofron informacionin e nevojshëm apo marrjen e shërbimit me pak klikime.
Stinë e Re në Bashkinë Cërrik,
Faqa web: www.bashkiacerrik.gov.al ofron informacionin e nevojshëm apo marrjen e shërbimit me pak klikime.
Stinë e Re në Bashkinë Cërrik,
Falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane nëpërmjet asistencës së GIZ, u investua për herë të parë pas 30 vitesh në veprën më të madhe të ujësjellësit Cërrik “Stacionin e Pompimit Lumi”.
Rinovimi i stacionit konsistoi në restaurimin e godinës dhe gjithçkaje tjetër brenda në stacion, zëvendësimin e sistemit elektrik dhe rehabilitimin e ambjentit të jashtëm. Përmirësimi i performancës së Stacionin e Pompave “Lumi” solli një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në cilësinë e ujit, efikasitetin e energjisë dhe sigurinë në vendin e punës. S.T ” Lumi” ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Cërrikut dhe është ndërtuar rreth viteve 1950 me qëllim furnizimin me ujë të TEC dhe Uzinës së Përpunimit të Naftës. Nga ky stacion furnizohen sot 3476 familje te qytetit Cërrik dhe 4030 familje te fshatrave Shalës, Xibrakë, Xherije e Allajbeg. Cërriku është i vetmi qytet që është ngritur pas ndërtimit të ujësjellësit.
Kliko linkun:https://www.facebook.com/452876405467910/videos/2624622021146264/
Nga dita e hënë 01.06.2020 janë hapur të gjitha kopshtet publike në bashkinë Cërrik. Janë marrë masat për plotësimin e kushteve higjeno sanitare dhe të dezinfektimit në objektet e bashkisë si dhe edukatoret do të kenë kujdes të dedikuar gjatë orarit të qëndrimit të fëmijëve në kopshte.
Jemi kujdesur që për fëmijët të garantojmë siguri maksimale