Kalaja e Qafës – Atraksion turistik
Qafe, Klos, Bashkia Cërrik
5 Km nga NJA Klos, 18 Km nga Bashkia Cërrik
Kalaja e Qafës ka tërhequr vëmendjen e historianëve dhe studiuesve të arkeologjisë. Arkeologu
Neritan Ceka dhe Aleksandër Meksi në studimet e tyre e përmendin shpesh emrin e saj.Studiuesi
Gjerak Karaeskaj ka trajtuar shkurtimisht anën teknike të ndërtimit të saj.”Mësuesi I populli” ,
elbasanasi, Dr.Shyqyri Demiri i shoqëruar nga studiuesi sulovar Riza Cërriku kanë ardhur disa
herë pranë rajoneve tona.Në vitin 1987 arkeologu Ylli Cerova Riza Hasa dhe Ardjan Papajani
kryen gërmime arkeologjike.
Teknika e ndërtimit, sistemi fortifikimit, qëndrueshmëria e mureve, pozicioni ku është ngritur
nëse marrim parasysh mjetet e sulmit të asaj kohe, dëshmojnë se kalaja e Qafës e fortifikuar mirë
shërbente jo vetëm si vend mbrojtje në rast rreziku, por edhe si banim për banorët rreth saj.
Neritan Ceka në librin “Ilirët”, faqe 245, shkruan :Ajo në atë luginë shërbente për të kontrolluar
lëvizjet e ushtrisë armike në luginën e Devollit në Sulovë e më tej, për të mbrojtur banorët nga
sulmet e papritura të hunëve, gotëve, skllavëve të cilët shkatërruan shumë vendbanime.Nga
kalaja në raste rreziku shkëmbeheshin sinjale me kala të tjera se sic dihet shikoheshin një system
I tërë kalash malore si ajo e Mengëlit, Gracenit, Valëshit, Galigatit, Antipatreas (Berati I sotëm) ,
asaj fushore të Skampinit (Elbasani I sotëm) etj, dhe sigurisht formonin pjesën lindore të
zinxhirit fortifikues për Dyrrahun (Durrësin e sotëm) si një bazë e fortë e perandorisë bizantine
në atë kohë”.
Studiuesi Aleksandër Meksi në librin “ Arkitektura mesjetare në Shqipëri”, faqe 36 shkruan :
“Mbrojtja e një kalaje ishte në vartësi te fortësisë së kullave dhe të mureve të saj ashtu edhe nga
vendndodhja e saj dhe nga forma e terrenit.Zgjedhja e vendit me mbrojtje natyrale ka qenë një
nga kërkesat bazë”.Vendi ku ngrihej kalaja ka formën e një lëndine te vogël mbi shkëmbinj të
thepisur të cilët nuk lejonin afrimin nga jug-perëndimi.Në krahun veri-lindje, mbrohej me dy vija
mbrotjeje prej muresh, njeri një rreth të vogël, ndërsa tjetri I përforcuar me një serë kullash.Muri
nderpritet aty ku ka shkëmbinj ose rënie të thikëta, në të cilat fortifikimin ja ka bërë vet
natyra.”Kalja ka formën e një trapeze të c’rregullt dhe është përbërë nga muri rrethues, 5 kulla që
ndodhen 33.5 m-40 m larg njëra tjetrës dhe një mur tjetër mbrojtës.Në ato pjesë shkëmbore ku ka
vendkalime ndërtuesit kanë ndertuar mure mbrojtëse.”
Ylli Cerova “Iliria” nr 2 , viti 1987, faqe 159.”Të pesë kullat shquheshin për forma të ndryshmë
planimetrike.Kulla nr.1 kishte formë katërkëmbëshe dhe ndodhej në anën juglindore të
kalasë.Kulla nr.2, 3, 4 forma e tyre ishin trekëndëshe me kulm të prerë që ndodheshin në anën
lindore.Këto kulla kanë qenë me majë të mprehtë, trekëndëshe me kulm të prerë të cilat rrallë
gjenden në kala të tjera në Shqipëri”, -shkruan Arkeologu Gjerak Karaiskaj në librin e tij “5000
vjet fortifikime në Shqipëri”, faqe 121.
Muret janë ndërtuar me gurë gëlqerorë të nxjerrë në vend nga shtresat shkëmbore të vet malit në
trajtë rrasash gjë që aty gjenden lehtë. “Muret dikur arrinin lartësinë 5m”.(Neritan Ceka ,
Monumente 7-8, viti 1974, faqe 84).Sot muri është I dëmtuar dhe I rrëzuar, me përjashtim të një
fragmenti që ruhet mirë me gjerësinë 2.30 m, igjatë 30m dhe lartësi 2.5 m.Për të rritur më tej
aftësinë mbrojtëse të kalasë në anën perëndimore dhe veriore ishin ngritur një mur mbrojtës 10-
12 m larg murit rrethues me trashësi 1.4 m dhe 110 m gjatësi.
AlbaniaUSA