Kryetari i Bashkisë Z. Andis Salla bashkë me Ministrin e Bujqësisë z.Blendi Çuçi dhe deputetët e qarkut Elbasan, vizituan fermën “Almex Greenwood”.
👉 Ferma “Almex Greenwood” ndodhet në Cërrik dhe është një nga fermat më të mëdha jo vetëm në territorin e Bashkisë Cërrik por edhe në vend.
👉 Ajo prodhon mbi 70 lloje fidanësh të bimëve dekorative dhe drurëve pyjore, në rreth 75 HA tokë dhe përmes një teknologjie moderne, duke nisur që nga impianti ujitës, kaldajat me ngrohje etj. Fidanët shiten kryesisht brenda vendit.
👉 Ferma do të zgjerohet me kultivimin e llojeve të tjera në vitin e ardhshëm.
👉 Duke u nisur nga suksesi i kësaj ferme model dhe programit të IPARD, ftoj të gjithë fermerët e zonës të aplikojnë për të përfituar nga subvencionet.
👉 Aplikimet kanë nisur dhe do të vazhdojnë deri më 19 qershor.
👉 Gjithçka kryhet online përmes portalit E-Albania me një procedurë tejet të thjeshtë.
👉 Këtë vit fokusi më i madh është tek blegtoria, por ka mbështetje edhe për bletarinë, për çertifikimin Global G.A.P të fermave etj. Për më tepër informacion vizitoni faqen e AZHBR.
👉 http://azhbr.gov.al/skemat-kombetare-2020/

                                         

 

 

 

 

AlbaniaUSA