Bashkë, si të ndryshëm por të barabartë

💙🧡Bashkë, si të ndryshëm por të barabartë ❤️💛
Duke u ndjerë i nderuar sot, pranova me shumë dëshirë ftesën për të qenë pjesë e një aktiviteti ndërgjegjësues në kuadër të 3 Dhjetorit-Ditës Botërore të personave me aftësi ndryshe .
Ky aktivitet u realizua me shumë përkushtim nga Caritasi i Shqipërisë së Jugut, me mbështjeten edhe të sektorit social të Bashkisë Cërrik. Qëllimi i këtij aktiviteti ashtu si qëllimi i kësaj dite ishte, promovimi i një pjesëmarrjeje të plotë dhe të barabartë të personave me aftësi ndryshe, në të gjitha aspektet e shoqërisë.
Falenderues dhe mirënjohës stafit të “Caritasi i Shqipërisë së Jugut”, për të gjithë punën dhe përkushtimin e tyre ndaj kategorive më në nevojë, tashmë prej shumë vitesh në territorin e Bashkisë Cërrik. 🙏

Cërrik – Drejt përfundimit punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Kamunah.

Rikthehemi sot në fshatin Kamunah për të ndjekur nga afër punimet për asfaltimin e rrugës së këtij fshati. Realizimi i kësaj rruge është një mënyrë për tju treguar se premtimet mbahen dhe ashtu si sot do të vazhdojmë të punojmë për të rehabilituar dhe rregulluar rrugë të ndryshme në çdo fshat e lagje të qytetit.
Ky investim, në shërbim të banorëve, vjen pas ndërtimit të qendrës shëndetësore dhe rrjetit të ujësjellësit në këtë zonë.