Nisma Një banor një pemë 🌳

📌 Nga 1 Shtatori nisim me nismën e re një banor një pemë me qëllim mbjelljen brenda 3 viteve të 46652 pemeve. 🌳🌲Një shifër e tillë nuk mund ta arrijmë të vetëm ndaj kërkojmë bashkëpunimin e komunitetit për realizimin e nismës.
Në çdo njësi administrative do të ndërtohen parqe dhe ambjente të gjelbërta të cilat do të azhornohen në një hartë dixhitale në faqen www.bashkiacerrik.gov.al ku banorët mund të konsultojnë numrin e pemëve, vendndodhjen dhe foto për çdo rast.
Na ndiqni dhe merrni pjesë në këtë nismë të re.

PËRMIRËSIMI I INFRASTRUKTURËS BUJQËSORE

Përmirësimi i infrastrukturës bujqësore lehtëson punën e fermerëve. Bashkia Cërrik është e gatshme të furnizojë me ujë në të gjitha pikat e marrjes së ujit për ti ardhur në ndihmë fermerëve dhe për të mbështetur prodhimin bio të zonës.

  1. Kanali Naun Panxhi ✅
    2. KU rezervuari Tregan ✅
    3. Vepra marrjes KU Cartalloz ✅4. Vepra e marrjes KU Sulovë ✅
    5. KU rema Zallit ✅
    6. KU stacioni Shtëpanjë ✅
    Të respektojmë rregullat e shfrytëzimit të ujit në bashkëpunim me fermerët e punonjësit e ujitjes, të paguajmë tarifat përkatëse sepse vetëm kështu do të kemi furnizim sipas nevojave.
    #Stinë_e_Re_në_Bashkinë_Cërrik