📢NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE ME BANORËT E BASHKISË CËRRIK.

📢NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE ME BANORËT E BASHKISË CËRRIK.
Në bazë të ligjit Nr 146/2014”Për njoftimet dhe konsultimet publike, ligji Nr 139/2015 datë 17.12.2015 për vetëqeverisjen vendore.
🔷️Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak do të zhvillojë dëgjesat publike ( TOWN HALL) për të diskutuar projekt buxheti afatmesëm 2022-2024 dhe cilat janë prioritet e komunitetit.
🔷️Nëse nuk do mundeni të jeni pjesë e konsultimeve sipas kalendarit përkatës ( kalendar paraprakisht) ose mund të dërgoni rekomandimet dhe sygjerime në adresat e email [email protected] 
Shiko Kalendarin i konsultimit publik 👇

shkarkoje te plote

Përfaqësues të ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillimit ekonomik Gjerman(BMZ) z. Oel dhe z. Ebken, zhvilluan një vizitë në ambientet e investuara nga qeveria Gjermane përmes #GIZ

Përfaqësues të ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillimit ekonomik Gjerman(BMZ) z. Oel dhe z. Ebken, zhvilluan një vizitë në ambientet e investuara nga qeveria Gjermane 🇩🇪 përmes #GIZ
1️⃣ Ambientet e impiantit të vetëm në Shqipëri 🇦🇱 për kompostimin e mbetjve të gjelbra dhe organike♻️. Ky impant ka kapacitet për trajtimin e rreth 1000 ton mbetje organike në vit.
2️⃣ Stacionin e pompimit të Lumit tashmë i rehabilituar në sajë të mbështetjes së qeverisë Gjermane përmes #GIZ, i cili bën të mundur furnizimin e qytetit të Cërrikut 24h me ujë të pijshëm.
Përmes këtij investimi është
-Përmirësuar efiçenca e energjisë ⚡️
-Përmirësuar kushtet e sigurimit teknik 👷👷
-Garantuar cilësi më e mirë e ujit 🚰✅
DANKE 🇦🇱🤝🇩🇪

 

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ne Bashkine Cerrik

📍Mikëprita sot në Cërrik Ambasadorin e Gjermanisë🇩🇪. Peter Zingraf dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Për të gjitha punët e mira që kemi realizuar dhe po realizojmë aktualisht në Bashkinë Cërrik në fushën e përpunimit të mbetjeve organike kemi pasur mbështetjen e madhe të Gjermanisë🇩🇪 dhe kjo na bën të jemi mirënjohës🙏 ndaj miqve tanë të GIZ Albania dhe jo vetëm.
Ky bashkëpunim për të gjithë ne, mori një tjetër vlerë të veçantë me prezencën e Ambasadorit Zingraf.
Vizita e ambasadorit Zingraf na garanton se mbështetja e Gjermanisë🇩🇪 ndaj banorëve të Bashkisë Cërrik do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Faleminderit!

Në fshatin Kamunah të njësisë Mollas, është momenti i fazës përfundimtare për asfaltimin e rruges.

📍K A M U N A H
Për pak ditë rruga në fshatin Kamunah të njësisë Mollas, shkon drejt finalizimit të sistemimit dhe rregullit të saj. 🚧
Pasi kemi përfunduar ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit 💧në këtë fshat, është momenti i fazës përfundimtare për asfaltimin e kësaj rruge.
Infrastruktura rrugore në çdo njësi Administrative do të ketë vëmendjen dhe përkushtimin e duhur , për tu përgjigjur në këtë mënyrë kërkesave të banorëve për problemet që ato hasin si mungesë e ndërhyrjeve në këtë sektor.