Bashkë, si të ndryshëm por të barabartë

💙🧡Bashkë, si të ndryshëm por të barabartë ❤️💛
Duke u ndjerë i nderuar sot, pranova me shumë dëshirë ftesën për të qenë pjesë e një aktiviteti ndërgjegjësues në kuadër të 3 Dhjetorit-Ditës Botërore të personave me aftësi ndryshe .
Ky aktivitet u realizua me shumë përkushtim nga Caritasi i Shqipërisë së Jugut, me mbështjeten edhe të sektorit social të Bashkisë Cërrik. Qëllimi i këtij aktiviteti ashtu si qëllimi i kësaj dite ishte, promovimi i një pjesëmarrjeje të plotë dhe të barabartë të personave me aftësi ndryshe, në të gjitha aspektet e shoqërisë.
Falenderues dhe mirënjohës stafit të “Caritasi i Shqipërisë së Jugut”, për të gjithë punën dhe përkushtimin e tyre ndaj kategorive më në nevojë, tashmë prej shumë vitesh në territorin e Bashkisë Cërrik. 🙏

Cërrik – Drejt përfundimit punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Kamunah.

Rikthehemi sot në fshatin Kamunah për të ndjekur nga afër punimet për asfaltimin e rrugës së këtij fshati. Realizimi i kësaj rruge është një mënyrë për tju treguar se premtimet mbahen dhe ashtu si sot do të vazhdojmë të punojmë për të rehabilituar dhe rregulluar rrugë të ndryshme në çdo fshat e lagje të qytetit.
Ky investim, në shërbim të banorëve, vjen pas ndërtimit të qendrës shëndetësore dhe rrjetit të ujësjellësit në këtë zonë.

📢NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE ME BANORËT E BASHKISË CËRRIK.

📢NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE ME BANORËT E BASHKISË CËRRIK.
Në bazë të ligjit Nr 146/2014”Për njoftimet dhe konsultimet publike, ligji Nr 139/2015 datë 17.12.2015 për vetëqeverisjen vendore.
🔷️Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak do të zhvillojë dëgjesat publike ( TOWN HALL) për të diskutuar projekt buxheti afatmesëm 2022-2024 dhe cilat janë prioritet e komunitetit.
🔷️Nëse nuk do mundeni të jeni pjesë e konsultimeve sipas kalendarit përkatës ( kalendar paraprakisht) ose mund të dërgoni rekomandimet dhe sygjerime në adresat e email [email protected] 
Shiko Kalendarin i konsultimit publik 👇

shkarkoje te plote

Përfaqësues të ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillimit ekonomik Gjerman(BMZ) z. Oel dhe z. Ebken, zhvilluan një vizitë në ambientet e investuara nga qeveria Gjermane përmes #GIZ

Përfaqësues të ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillimit ekonomik Gjerman(BMZ) z. Oel dhe z. Ebken, zhvilluan një vizitë në ambientet e investuara nga qeveria Gjermane 🇩🇪 përmes #GIZ
1️⃣ Ambientet e impiantit të vetëm në Shqipëri 🇦🇱 për kompostimin e mbetjve të gjelbra dhe organike♻️. Ky impant ka kapacitet për trajtimin e rreth 1000 ton mbetje organike në vit.
2️⃣ Stacionin e pompimit të Lumit tashmë i rehabilituar në sajë të mbështetjes së qeverisë Gjermane përmes #GIZ, i cili bën të mundur furnizimin e qytetit të Cërrikut 24h me ujë të pijshëm.
Përmes këtij investimi është
-Përmirësuar efiçenca e energjisë ⚡️
-Përmirësuar kushtet e sigurimit teknik 👷👷
-Garantuar cilësi më e mirë e ujit 🚰✅
DANKE 🇦🇱🤝🇩🇪