Shërbimet Publike 

6 kolonat e Vetqeverisjes Vendore – Shërbimet Publike

Shërbimi i pastrimit kryhet nga Bashkia Cërrik në të gjithë territorin e saj në shërbim të komunitetit. Objektivat e këtij shërbimi janë pastrimi i rrugëve dhe trotuareve, evadimi i mbetjeve urbane, pastrimi i rrugëve të lagjeve, shtimi i hapsirave të gjelbërta etj.

Pastrimi i rrugëve bëhet çdo ditë prej orës 03:00 deri në orën 10:00. Pastrohen çdo ditë 40 315 m2 rrugë dhe trotuare. Transporti i mbeturinave për në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të tyre bëhet çdo ditë me mjete teknologjike për zonat me kontenierë prej orës 03:00 deri në orën 10:00 dhe për zonat që nuk kanë kontenierë prej ores 07:00 deri në orën 15:00. Çdo ditë evadohen rreth 10 ton mbeturina. Grumbullimi i mbeturinave bëhet me rreth 223 kontenierë.

Nëse do të keni probleme me pastrimin drejtohuni pranë Zyrës së Informacionit

INVESTIME – GIZ

Falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane nëpërmjet asistencës së GIZ, u investua për herë të parë pas 30 vitesh në veprën më të madhe të ujësjellësit Cërrik “Stacionin e Pompimit Lumi”.

Rinovimi i stacionit konsistoi në restaurimin e godinës dhe gjithçkaje tjetër brenda në stacion, zëvendësimin e sistemit elektrik dhe rehabilitimin e ambjentit të jashtëm. Përmirësimi i performancës së Stacionin e Pompave “Lumi” solli një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në cilësinë e ujit, efikasitetin e energjisë dhe sigurinë në vendin e punës.                                         S.T ” Lumi” ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Cërrikut dhe është ndërtuar rreth viteve 1950 me qëllim furnizimin me ujë të TEC dhe Uzinës së Përpunimit të Naftës. Nga ky stacion furnizohen sot 3476 familje te qytetit Cërrik dhe 4030 familje te fshatrave Shalës, Xibrakë, Xherije e Allajbeg. Cërriku është i vetmi qytet që është ngritur pas ndërtimit të ujësjellësit.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/452876405467910/videos/2624622021146264/