INVESTIME – GIZ

Falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane nëpërmjet asistencës së GIZ, u investua për herë të parë pas 30 vitesh në veprën më të madhe të ujësjellësit Cërrik “Stacionin e Pompimit Lumi”.

Rinovimi i stacionit konsistoi në restaurimin e godinës dhe gjithçkaje tjetër brenda në stacion, zëvendësimin e sistemit elektrik dhe rehabilitimin e ambjentit të jashtëm. Përmirësimi i performancës së Stacionin e Pompave “Lumi” solli një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në cilësinë e ujit, efikasitetin e energjisë dhe sigurinë në vendin e punës.                                         S.T ” Lumi” ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Cërrikut dhe është ndërtuar rreth viteve 1950 me qëllim furnizimin me ujë të TEC dhe Uzinës së Përpunimit të Naftës. Nga ky stacion furnizohen sot 3476 familje te qytetit Cërrik dhe 4030 familje te fshatrave Shalës, Xibrakë, Xherije e Allajbeg. Cërriku është i vetmi qytet që është ngritur pas ndërtimit të ujësjellësit.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/452876405467910/videos/2624622021146264/

VOGËLUSHET  RIKTHEHEN NË KOPSHTE

Nga dita e hënë 01.06.2020 janë hapur të gjitha kopshtet publike në bashkinë Cërrik. Janë marrë masat për plotësimin e kushteve higjeno sanitare dhe të dezinfektimit në objektet e bashkisë si dhe edukatoret do të kenë kujdes të dedikuar gjatë orarit të qëndrimit të fëmijëve në kopshte.

Jemi kujdesur që për fëmijët të garantojmë siguri maksimale

VIZITË NË FERMËN “ALMEX GREENWOOD” CËRRIK

 

Kryetari i Bashkisë Z. Andis Salla bashkë me Ministrin e Bujqësisë z.Blendi Çuçi dhe deputetët e qarkut Elbasan, vizituan fermën “Almex Greenwood”.
👉 Ferma “Almex Greenwood” ndodhet në Cërrik dhe është një nga fermat më të mëdha jo vetëm në territorin e Bashkisë Cërrik por edhe në vend.
👉 Ajo prodhon mbi 70 lloje fidanësh të bimëve dekorative dhe drurëve pyjore, në rreth 75 HA tokë dhe përmes një teknologjie moderne, duke nisur që nga impianti ujitës, kaldajat me ngrohje etj. Fidanët shiten kryesisht brenda vendit.
👉 Ferma do të zgjerohet me kultivimin e llojeve të tjera në vitin e ardhshëm.
👉 Duke u nisur nga suksesi i kësaj ferme model dhe programit të IPARD, ftoj të gjithë fermerët e zonës të aplikojnë për të përfituar nga subvencionet.
👉 Aplikimet kanë nisur dhe do të vazhdojnë deri më 19 qershor.
👉 Gjithçka kryhet online përmes portalit E-Albania me një procedurë tejet të thjeshtë.
👉 Këtë vit fokusi më i madh është tek blegtoria, por ka mbështetje edhe për bletarinë, për çertifikimin Global G.A.P të fermave etj. Për më tepër informacion vizitoni faqen e AZHBR.
👉 http://azhbr.gov.al/skemat-kombetare-2020/

                                         

 

 

 

 

Investim në fshatin Qyrkan, Njësia Administrative Klos

6 Kolonat e Vetqeverisjes Vendore

Investim në fshatin Qyrkan, Njësia Administrative Klos

Në bashkinë Cërrik vazhdon puna për realizimin e 6 kolonave të vetqeverisjes vendore. Drejt fillimit të punimeve për  projektin e zbatimit me objekt “Rikonstruksion i Rrugës Qyrkan”. Një projekt i cili përmirëson infrastrukturën, rrit sigurinë e qarkullimit rrugor për këmbësorët dhe automjetet.